Gazetari Valon Syla,e ka quajtur ‘fore’ lajmin e raportuar se disa serb në Kosovë po planifikonin të blinin uniforma dhe emblemat e UÇK’së në një nga lokalet në Prishtinë.
Syla ka ironizuar me raportimin e lajmit, duke thënë se, ai kanë kapur Albulena e Sveçla se kishin lyp edhe uniforma.
Ai tutje i quan filma dhe se krejt shërbimet inteligjente po qeshin me neve.
“Pse more boni kësi filma koti, që krejt shërbimet e botës po keshin me juve…A i nxunët ata 3 diverzanta? Bravo. Shtini me kallxu kush i shtini, thirrne Boiken Abazin le ti merr në pytje… kllosharë”., tha Syla.
Postimi i plotë:
Çka u bo me këtë foren në TV që po blejnë ëmblema të UÇK’së, e i ka nxonë Albulena e Sveçla se kishin lyp edhe uniforma.
A spaska printera në Serbi, a po deshka Serbia me ardhë me i ble në tezga, këtu.
Pse more boni kësi filma koti, që krejt shërbimet e botës po keshin me juve…
A i nxunët ata 3 diverzanta? Bravo. Shtini me kallxu kush i shtini, thirrne Boiken Abazin le ti merr në pytje… kllosharë.