4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vushtrri, dënohet shoferi nga Serbia, nuk i kishte mbuluar simbolet shtetërore në targa

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer në Vushtrri, pasi që i njëjti nuk kishte mbuluar targat e veturës që i kishte të Serbisë.

Rasti ka ndodhur ditën e diel.

“Derisa ishin në kryerje të detyrës, me datë 27.02.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë hasur një automjet me targa të Republikës së Serbisë, i cili nuk i kishte pasur të mbuluara simbolet shtetërore apo pa i vendosur ‘stickers’ në targat e automjetit, sipas marrëveshjes ndër-shtetërore për targat e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 60 euro, sipas nenit 59 (2), të Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës e gjithashtu është urdhëruar drejtuesi i automjetit që ti vendos ‘stickeres’ në targat e automjetit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT