Një përkthyese e një media gjermane shpërtheu në lot të dielën ndërsa përkthente fjalimin e drejtpërdrejtë të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Gruaja, e cila punon për Welt, mund të dëgjohet duke u mbytur në lotë teksa përpiqet të përkthejë fjalimin e Zelensky për një audiencë gjermane.
“Ukraina e dimë patjetër…”, tha ajo përpara se të fillonte të qajë dhe të mos ishte në gjendje të vazhdonte.
https://twitter.com/lcijni/status/1497853816116551681
Fjalimi i Zelensky u shikua në mbarë botën, ndërsa presidenti i palëkundur i premtoi vendit të tij se nuk do të dorëzohej dhe dënoi rusët për atë që ai e quajti “terrorizëm shtetëror”.
“Nata e kaluar ishte e ashpër – me shumë granatime, më shumë bombardime të zonave të banuara dhe infrastrukturës civile,” tha ai. “Nuk ka asnjë objekt të vetëm në vend që pushtuesit të mos e konsideronin si objektiv të pranueshëm”.
Presidenti i Ukrainës tha se Rusia duhet të hetohet për krime ndërkombëtare të luftës.
Gjermania, e cila është vënë nën kritika për mungesën e ndihmës së mjaftueshme për Ukrainën, më në fund dërgoi një ngarkesë prej 5,000 helmeta në vendin lindor të premten, pasi u premtoi atyre muajin e kaluar.
Ndryshe nga aleatët e saj të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermania fillimisht kishte thënë se nuk do të dërgonte armë në Ukrainë, por e anuloi dekretin të shtunën në një ndryshim të madh politikash.
Vendi njoftoi se do të dërgojë së shpejti 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë, duke thënë se pushtimi “kërcënon të gjithë rendin tonë të pasluftës”. /Reporeri.net