16.7 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë, kjo është arsyeja

Është mbyllur qendra e skijimit në Brezovicë, për shkak të reshurave atmosferike dhe rrezikut nga ndonjë ortek bore.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ku u tha se nga qendra e skijimit në Brezovicë ishin njoftuar se ‘’shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.’’


Tutje në njoftim thuhet se patrullat e policisë do jenë te udhëkryqi që çon në këtë qendër, duke ndaluar të gjitha automjetet e vizitorëve.

Komunikata e plotë:

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT