Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar vendimin e presidentit serb Aleksander Vuçiq, në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.
Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter, tha se Vucic po duket qartazi se ka zgjedhur Putin para perëndimit.
E këtë ai e quajti ‘’qyqari morale’’, e jo ‘’lidership’’ siç pati deklaruar Vuçiq.
‘’Pra, duket se Vuçiq i Serbisë ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”, shkroi Kosnett.