Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, të shtunën (sot) ishte i ftuar në ndeshjen e Augsburg – Bayern Munich, ndeshjen e cila vlen për xhiron e tetë në Bundesligën gjermane.
Ejupi me këtë rast është pritur nga vëllezërit Faton e Fatmir Seferi, të cilët janë afaristë shumë të suksesshëm në Gjermani derisa janë investitor edhe në klubin e Augsbrgut.
Vëllezërit Seferi e kanë zgjeruar biznesin e tyre edhe në stadiumin e Augsburgut ku e kanë “VIP Launge”.
Ejupi me këtë rast është takuar edhe me futbollistin e Augsburgut, mbrojtësin 31-vjeçar Marekt Suchy, i cili është pjesë e reprezentacionit të Republikës së Çekisë.
Suchy me këtë rast e ka njoftuar Ejupin se nuk do të mund që ta ndihmojë Çekinë në ndeshjen me Kosovën që luhet më 14 nëntor teksa do të mungojë për më shumë se pesë javë, shkruan Zëri.info.
Bazuar në kualitetet që i ka ky futbollist, ky është lajm i mirë edhe për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes./Indeksonline/