4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Spahiu: Situata në Ukrainë mund të ketë ndikim indirekt në Kosovë, pasi që akoma ushtrinë e ka të dobët

Edhe pse Kosova ndodhet shumë larg nga zonat e konfliktit në Ukrainë, zhvillimet e fundit nga atje mund të kenë ndikim indirekt edhe në vendin tonë.

Kështu thotë për arbresh.info, analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Ai thotë se, Kosova është një vend akoma i brishtë dhe për faktin që akoma ushtrinë e ka të dobët.

“Po sigurisht që do të kenë ndikim direk dhe indirekt në vendin tonë. Një konflikt i përmasave të mëdha në botë rrezikon paqen dhe sigurinë botërore. Kosova është një vend akoma i brishte për disa arsye, për mos kompletimin e njohjeve , për faktin që akoma ushtrinë e ka të dobët , institucionet i ka akoma të brishta, dhe nivelin e patriotizmit e ka gati zero”, thotë ai.

Sipas tij, pas fuqizimit të Rusisë çmimi për të marr njohjen nga Serbia është rritur.

“Çështja e Kosovës nuk është me bo dialog veç për dialog, është se duhet me nxjerr një pazar të favorshëm për njohjen nga ana e Serbisë me një çmim sa ma te lirë me marr njohjen. Pas fuqizimit të Rusisë çmimi për me marr njohjen nga Serbia është rritur dhe kështu që Albin Kurti ka humbur kohën e përshtatshme për me marr njohjen me çmim të volitshëm. Koha për me marr këtë njohje me çmim të volitshëm ka qenë koha kur e ka filluar mandatin”, thotë Spahiu./Fjolla Bajraktari./arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT