4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kur pritet të bie sërish borë në Kosovë?

Sipas “Prishtina Weather” java e fundit e shkurtit do t’i kthejë temperaturat e ftohta në Kosovë.

Sipas raportit javor të “Prishtina Weather” pritet që të martën në Kosovë të rikthehen edhe reshjet e borës, ndonëse në zona të caktuara, shkruan lajmi.net.

“22.02 – Ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore dhe pjesë të rrafshit të Kosovës edhe reshje bore. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e në mbrëmje me kthjellime.”, thuhet në raportin e “Prishtina Weather” për të martën.

Lexoni më poshtë raportin 1 javor:

Java e fundit e shkurtit rikthen motin e ftohtë, me erë dhe të reshurat e borës ditën e martë. Në pjesën e dytë të javës kthjellime dhe rritje e temperaturave gjatë ditës.

20.02.2022 – Kalimi i një sistemi frontal mbrëmjen e sotme sjell mundësi për riga lokale shiu, derisa ditën e hënë mbetet mot i butë, me kthjellime orëve të paraditës.

Të martën herët në mëngjes një tjetër front i ftohtë, këtë herë më i fuqishëm, sjell të reshura shiu dhe erëra të ftohta veriore, që nga rrafshi i Kosovës reshjet edhe shndërrohen në borë.

Deri në mesditë reshjet pushojnë. Në ditët vijuese mbetet mot pak më i ftohtë me mundësi për reshje të dobëta shiu apo edhe bore të mërkurën mbrëma. Të premten paraqiten kushte për kthjellime, si dhe temperaturat gjatë ditës shënojnë rritje.

Erërat që parashihen në ditët vijuese, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, duke përmirësuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të pranueshme e të mira. Orëve të mbrëmjes, vende-vende ku do ketë më shumë qetësi, ndotësit do të jenë më të përqëndruar, e cilësia e ajrit të kaloj edhe në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta.

21.02 – Mbetet butë. Paradite intervale me diell, e pasdite dhe mbrëmje vransirat shtohen.

22.02 – Ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore dhe pjesë të rrafshit të Kosovës edhe reshje bore. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e në mbrëmje me kthjellime.

23.02 – Ngrica në mëngjes dhe kryesisht me diell paradite. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu apo edhe bore në vise kodrinoro-malore.

24.02 – Pjesërisht vranët. Ditën intervale me diell, e në mbrëmje kthjellime.

25.02 – Kryesisht kthjellët. Në mëngjes ngrica, e ditën më butë.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin nga 5C edhe deri në -3C ditën e premte, e maksimalet nga 14C, ditën e hënë, zbresin edhe në 5C ditën e martë.

Ditën e hënë do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, e të martën në mëngjes edhe e fuqishme nga verilindja me hove deri në 18m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT