Shteti i Kosovës si dhe SHBA’ja kanë filluar fazën përgatitore për një marrëveshje mbi sigurinë e informacionit, që njihet ndryshe si (GSOIA), e që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Ministri i Mbrojtjes, Armend ehaj, ka bërë të ditur se kjo marrëveshje ka qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Me këtë rast ka filluar faza përgatitore.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Njoftimi i plotë:
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.
Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.
Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje.