Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, janë ndër arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës, shkruan KosovaPost.
Sipas burimeve të Kosova Post, 3 nëndegë të LDK së në Prishtinë janë deklaruar se nëse këtë javë nuk hyjnë në koalicion me VV në, atëherë do të kalojnë me 6 deputet në VV. Ndryshe takimi i fundit mes këtyre dy partive është mbajtur dje, por që nuk rezultoi me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Pas takimit, lideri i VV së Albin Kurti dhe ai i LDK së Isa Mustafa kanë thënë para mediave se nuk kanë arritur ende marrëveshje dhe se do të vazhdojnë me takime.