Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka treguar se si një :mysafir i paftuar” ka shkuar tek shtëpia e tij dhe ka thyer një frigorifer plazhi i cili ka material plastike, shkruan lajmi.net.
“Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës”, ka thënë ai.
Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ky veprim të jetë edhe provokim ndaj tij teksa thotë se ka lajmëruar policinë.
Postimi i plotë:
Miq,
një ngjarje e pazakontë në shtëpinë tonë.
Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës.
Nëse ka qenë hajn i them mos të na vizitoj prapë se dëshpërohet.
Nëse është provokim ( i çfarëdo lloj natyre) i them atij shqiptari që mos të bëhet i lig me i shqetësu fëmijët e mi. Nëse dikush ka problem me mua e ftoj të takohemi kudo në qytet. Unë lëviz lirshëm çdo ditë.
Nëse vendos me na vizitu prapë e ftoj le ta mbush frigoriferin me pije e pastaj unë me familjen time të gjerë i rezervojna një pritje të ngrohtë.
Rastin e hapa në polici.
Sido që të jete, kjo për mua mbetet një ngjarje shumë e pazakontë. /Lajmi.net/