Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fushë Kosovë në orët e para të mëngjesit të së martës.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se një i ri në rrugën “Dardania” ka shkrepur me armë drejt një lokali dhe ka ikur me vrap.
Nuk raportohet për të plagosur e as për viktima./IndeksOnline