Situata në Ukrainë sa po shkon e po përshkallëzohet, me Rusinë e cila ka mbledhur ushtarët e saj në kufi.
SHBA-të dhe fuqi tjera perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment.
E në lidhje me këto zhvillime po janë të interesuar edhe kosovarët.
Disa prej tyre madje kanë shprehur interesin edhe të shkojnë të luftojnë përkrah ukrainasve, nëse atje eskalon konflikti.
Këtë e konfirmoi para pak ditësh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai për Euronews Albania.
Java e ardhshme mund të prodhojë zhvillime tragjike sipas raportimeve të mediave amerikane.
Në bazë të raportimeve të tyre, mesjava e ardhshme mund të sjellë lëvizjen e trupave ruse në territorin e Ukrainës.