Policia në Mitrovicë njofton se sot në rrugën “Kuvendi i Lezhë” është arrestuar një 54 vjeçar, pasi që në veturën e tij është gjetur një armë.
“Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën ‘Kuvendi i Lezhës’ në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.