12.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Gjatë paraditës së sotme është mbajtur seanca e Bundesrat-it gjerman, në të cilën u vendos njohja e patëntë shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT