12.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Njohja e patent shoferëve të Kosovës në Gjermani, nis seanca e Bundesratit

Para pak minutash ka nisur seanca e Bundesratit, ku sot do të vendoset edhe për njohjen e patentave të shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Theksohet se patentat janë në rend dite më vonë.

Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve. Verdiktin final për këtë gjë pritet që ta japin anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e sotme 11 shkurtit 2022. Nga 69 anëtarë sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhet të jenë në favor të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Thuhet se votën “për” pritet ta japin “Të Gjelbërit”, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve në Bunderat. Kështu ka thënë në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënës i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT