16.7 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Skenari i Kurtit për rrëzimin e Qeverisë, sipas Ismailit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, ka treguar një skenar, që sipas tij, kryeministri Albin Kurti do ta rrëzojë qeverinë e tij.

Sipas Ismailit, Kurti e fillon betejën me presidenten Vjosa Osmani, ndoshta përmes burrit të saj, Prindon Sadriu, që të prishet me Listën “Guxo” dhe që të shkarkohet ekzekutivi.

Ai shton se prapë Kurti do të paraqitet si viktimë e pafajshme, teksa shton për synimin e tij që zgjedhjet të mbahen në muajin maj.


Qëllimi i Kurtit siç thotë Ismaili, është të ta nënshkruar “Zajednicën” tjetërkush dhe jo ai.

“Qe skenari: Nise një betejë me Vjosën (ndoshta përmes Prindonit), për me u prishë me listën Guxo, që me e shkarkue qeverinë edhe një herë, por prapë duke u paraqitë si viktimë e pafajshme, me synim zgjedhjet në maj.

Mos i jep zor kësaj here me i marrë mbi 50%, por gjithqysh dil i pari me noj 38/40-she, ban koalicion me njanën prej partive tjera, banu me u dukë zemërgjanë tuj ia jepë partisë tjetër edhe postin e Kryeministrit veç deri t’e nënshkrun Zajednicën, mandej mbeti në qafë si tradhtar, shkarko edhe një herë qeverinë vitin e ardhshëm edhe synoji 70%, gjithmonë duke i fajësue të tjerët për krejt çka kanë ndodhë, tuj mohue çdo moment se ke qenë pjesë e krejt këtyne, edhe në emën të popullit shliroja vetes duert me e ba mut për nja 15 vjet të tjera të mira”, shkroi ai në Facebook.

“Këta të partive tjera janë nime debilla, se i hajnë foret politike gjithë, e na po çkërrdhehemi zgjedhje çdo vjet”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT