Pas deklaratave të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu ku i ka quajtur mediat “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ende nuk ka bërë ndonjë reagim.
Teksa kanë kaluar dy ditë pas deklaratave të Sadriut, presidentja Osmani sonte do të paraqitet në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
Sadriu përmes një postimi në “Facebook” gazetarët i quajti “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”. Kjo pasi u publikuan shpenzimet e Osmanit për shpenzimet për udhëtime.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, ka shkruar Sadriu. /Reporteri.net/