16.7 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Lajçak takon ministrin e Jashtëm spanjoll, temë diskutimi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka takuar kryediplomatin spanjoll Jose Manuel Albares në Bruksel.

Lajcak njoftoi se me ministrin e jashtëm të Spanjës kanë diskutuar për dialogun dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Shumë i lumtur të takohem me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Falenderues për përkrahjen e Spanjës ndaj punës time”, ka shkruar Lajcak.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT