16.7 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

LDK kërkon shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja: Është diskriminues ndaj qytetarëve tanë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar të shfaqë pakënaqësitë e saj pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

LDK-ja thotë se propaganda është mjet i Qeverisë në pushtet. Në një postim në Facebook, LDK-ja kanë postuar një grafikë e cila sipas tyre tregon pasqyrën e vërtetë të faturave që i pret qytetarët për një vit.

“Le të shohin qytetarët tanë pasqyrën e vërtetë që i pret për 1 vit rresht, nga fundi i këtij muaji deri në marsin e vitit 2023. Kushdo që ka paguar 90 euro deri dje, do të paguaj 130 euro sot; kushdo që ka paguar 100 euro do të paguaj 150. Kushdo që ka paguar 150 euro do të paguaj 240. Dhe këtu nuk përfshihen mbi 100 milionë euro të tjera, taksa tuaja, para tuaja, që do të digjen në subvencion të padrejtë. Kjo rritje, është pasojë e vonesës së reagueshmërisë së Qeverisë. Është pasojë e mos vullnetit të tyre për të shpërndarë barrën njësoj; e mbi të gjitha, është pasojë e apetiteve të tyre për të vjelë tatime edhe më shumë. Secili prej jush, përveç se do të paguani çmimin më të shtrenjtë të rrymës në rajon, do të paguani dhe TVSH më së larti për çdo kWh”, thuhet në postim.


Kjo parti ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së të shfuqizohet sa më parë.

“Ai nuk është i drejtë, s’merr për bazë përballueshmërinë, e mbi të gjitha është diskriminues ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Nga dje kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat u miratuan të martën në mbledhjen e Bordit të ZRRE-së.

Bordi i ZRRE-së ka aprovuar dje rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT