16.7 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bieber kundërshton një indeks që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci: Pse nuk përfshihet Kosova?

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka komentuar një indeks të demokracisë të publikuar nga “Economist Intelligence”.

Bieber përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të çuditshëm këtë indeks.


Sipas tij, EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë, teksa sipas tij, injorohet Kosova.

“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga “Economist Intelligence”. Ende injoron Kosovën dhe rendit Serbinë më mirë, përfshirë në procese zgjedhore dhe pluralizëm sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar ai në Twitter.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT