14.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policia shpëton nga gulfatja një qytetar në Vushtrri

Policia sot ka shpëtuar një qytetar nga gulfatja në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.


Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, derisa ai është shpëtuar nga dy hetues policorë.

“Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT