Tre persona nga veriu i Mitrovicës kanë raportuar në polici se janë mashtruar nga tre të tjerë.
Rasti ka ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.Viktimat kanë deklaruar se të dyshuarit ua kanë marrë 10 mijë euro, me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim.
“Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë prill-maj 2021-NN. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka bërë të ditur policia.