Presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë zhvilluar sonte takim të përbashkët.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Vjosa Osmani, e cila shkruan në facebook se kanë diskutuar për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.
”Takim javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”, thuhet në njoftimin e Osmanit