Njeriu i dytë më i votuar në VV si dhe krahu i djathtë i Albin Kurtit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar mosmarrëveshjet me LDK në lidhur me ndarjen e posteve, ndërsa nuk përjashton negociata me parti të tjera, duke përfshirë edhe me PDK në e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Metro. Konjufca dje në një emision tha se do të shqyrtohen të gjitha opsionet e VV së, se a do të shkohet në zgjedhje, apo do ketë negociata me parti të tjera. “Në fund do të ulemi dhe do të shqyrtojmë cilat janë opsionet e Vetëvendosjes dhe do të themi a ja vlen t’i kontaktojmë të tjerët, apo po shkojnë në zgjedhje, apo po hina në këto marifetet me PDK në”, ka thënë Konjufca mbrëmë.
Përveç PDK së, ai ka lënë të hapur mundësine e bashkëpunimit edhe me AAK në e PSD në. Ndryshe, LDK ja dhe VV ja nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK ja kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e Presidentit. Kujtojmë se dy partitë kanë një muaj kohë që të nënshkruajnë marrëveshje dhe të formohet Qeveria e re. Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve./gazetametro.net