25.4 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

ZRRE-ja nesër shqyrton shtrenjtimin e tarifave të rrymës

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka njoftuar se do të takohet nesër me fillim nga ora 11:00, ku në rend dite janë 6 pika për shqyrtim.

Në mesin e tyre janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, kreu i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media ka thënë se shtrenjtim të tarifave do të ketë, mirëpo nuk ka treguar se sa do të jetë ajo rritje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT