26.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

18 vjeçari iu bënte “reklamë” në rrjete sociale pushkës dhe armës së tij, por shpejt arrestohet nga policia

Policia ka sekuestruar dy armë të cilat një 18-vjeçar ditë më parë i kishte ekspozuar në rrjete sociale.

“Sot me datën 7 shkurt 2022, janë identifikuar dhe sekuestruar dy armë. Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar video-sekuenca në të cilat sekuenca i dyshuari shihej duke ekspozuar armë, mbi bazën e këtyre pamjeve hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, me ç’ rast pas kontrollit në vendbanimin e tij, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, për këtë rast është intervistuar i dyshuari G. I., 18 vjeçar, i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT