Marrëveshjet e realizuara në Bruksel, në 2015-të mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, e veçanërisht marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe kishte ngjallur pakënaqësi të mëdha të opozita kosovare atëkohë Lëvizja Vetëvendosje. Madje ishin organizuar edhe protesta kundër kësaj marrëveshje që Vetëvendosje e cilësonte ‘Zajednica’.
Termi ‘Zajednica’, u fut në diskurs politik së pari nga Lëvizja e Albin Kurtit.
Skëndër Hyesni ka refuzuar të jap shpjegim se çka i bie ‘Zajednica’ duke thënë se nuk do të merret me parullat fëmijënore të Vetëvendosjes.
“Jo nuk dua ta shpjegojë, mundem me shpjegu por nuk dua ta shpjegu sepse nuk merrem me floskulat dhe parullat fëminore të VV-së dhe të Albin Kurtit”, ka deklaruar ai për InDoks.
Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, Hyseni është shprehur se asnjë qeveri nuk duhet të ketë frikë të futet në dialog.
“Dhe nuk ka vend cilit i konvenon më pak lufta sesa Kosovës. Dhe kjo mund të evitohet lehtë, çdo tensionim me Serbinë mund të evitohet lehtë, me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërkombëtarisht, dhe, këto unë nuk besoj që duhet të ketë frikë asnjë Qeveri e Kosovës të futet në një dialog mbi baza të barabarta dhe pas rifillimit të dialogut në vitin 2020-të çdo gjë ka qenë binar të duhur, të dërgonte drejt një marrëveshje të përgjithshme”, tha ai.
Ish-kryediplomati përmendi edhe krizën në Ukrainë derisa nuk përjashtojë mundësinë që kriza të ndikojë edhe tek ne.
“…ndërkohë që prapë po them, aktualizim i dialogut Kosovë-Serbi nga SHBA dhe BE-ja është lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj sepse kjo dmth që Kosova nuk është lënë anash, nuk injorohet si problem I cili duhet zgjidhur në afat optimal përkundër krizave të shumta nëpër botë edhe një nga të mëdha sot kriza në Ukrainë që duket është një krizë shumë serioze unë jam duke e përcjell nga afër dhe t’ua them të drejt me një shqetësim të madh për pasojat që mund të sjell një intervenim rus në Ukrainë e ato pasoja patjetër që reflektojnë në Ballkan për keq, aq keq saqë nuk mund të marrim me mend ndoshta”, u shpreh Hyseni.