9 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Njohja e patentë shoferëve të Kosovës: “Die GRÜNEN” japin lajmin e mirë

Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve. Verdiktin final për këtë gjë pritet që ta japin anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e 11 shkurtit 2022. Nga 69 anëtarë sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhet të jenë në favor të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Votën “për” pritet ta japin “Të Gjelbërit”, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve në Bunderat. Kështu ka thënë në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënës i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic.

“Sipas informacioneve të mia, “Të Gjelbërit” në Bunderat e mbështesin njohjen e patentë shoferëve nga Kosova. Sido që të jetë, vendimi nuk varet vetëm nga “Të Gjelbërit”, por edhe nga partitë tjera të cilat kanë përfaqësues në Bundesrat”, ka thënë Mijatovic.

Mijatovic tutje ka treguar për punën e funksionimit të Bundesrat, dhe numrin e shteteve federale ku “Të Gjelbërit” kanë përfaqësues.

“Bundesrati punon ndryshe nga Bundestagu. Bundesrati është parlamenti i 16 shteteve federale Brenda Gjermanisë. Përbëhet nga përfaqësuesit e 16 koalicioneve qeverisëse të shteteve federale. Secili nga 16 shtetet ka një numër të votave në mes tre dhe gjashtë (varësisht nga numri i popullsisë). Në total janë 69 vota, kështu që shumica krijohet me të paktën 35 vota. Secili prej 16 qeverive të përfaqësuara në Bundesrat vendosin në mënyrë uniforme dhe të pavarura nga njëra-tjetra. “Të Gjelbërit” përfaqësohen në 10 prej 16 koalicioneve qeverisëse”, ka shpjeguar Mijatovic.

Zëdhënësi i “Të Gjelbërve” thotë se për shkak të kësaj përbërje dhe konstelacionit të Bundesratit nuk është e mundur që të bëhet ndonjë parashikim për rezultatin e votimit.

Në fund, Boris Mijatovic thotë se personalisht e mbështet njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

“Shpresoj se ju ndihmova me përgjigjet e mia. Unë personalisht e mbështes njohjen e patentë shoferëve nga Kosova”, ka përfunduar Mijatovic.

Në Bunderat janë gjithsejtë 7 parti, shumica e të cilave deri tani kanë mbajtur qëndrime përkrahëse për proceset në të cilat ka kaluar Kosova. Numër të madh përfaqësuesish ka CDU-ja e ish kancelares Angela Merkel.

Lidhur me këtë çështje ditë më parë ka njoftuar edhe edhe ambasada e Kosovës në Berlin, duke njoftuar për procesin, pas interesimit të shumtë të qytetarëve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT