Kosovarët siç duket e kanë marrë shumë afër zemrës situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Disa edhe janë interesuar se si mund të shkojnë në Ukrainë për t’i dalë në mbrojtje këtij shteti.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i këtij shteti në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai për Euroneës Albania.