Edhe deputeti tjetër i VV-së, Haxhi Avdyli, po del të ketë shpenzuar mjaftë shumë para të shtetit në naftë për të shkuar në punë.
Sipas disa publikimeve që janë bërë nga Kanal10, ai del të ketë shpenzuar 630 euro për hiç më shumë se dy muaj, në nëntor dhe në dhjetor.
E këto shpenzime, deputeti Avdyli po del t’i ketë bërë me një makinë mjaftë luksoze.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, aty ku Avdyli e ka deklaruar pasurinë, vetura e tij private kap shifrën e hiç më pak se 20 mijë euro.
Një veturë të shtrenjtë e ka edhe bashkëshortja e tij, në vlerë prej 19 mijë euro.
Deklarimi i plotë i pasurisë: KLIKO KËTU.