Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka folur sërish për arrestimin e Dardan Molliqajt, duke e quajtur mënyrën e arrestimit të tij teatër politik.
Abdixhiku ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke thënë se nuk do ta përfundojë asnjë projekt, as edhe pjesën tjetër të mandatit që i ka mbetur
“Çasja ndaj njerëzve publikë duhet të jetë më dinjitoze, nuk kemi nevojë për teatra këtu. Mendoj që me një ftesë do të zgjidhej kjo çështje. Nuk i bëjnë mirë demokracisë shfaqjet teatrale. Në anën tjetër nuk mund të merren shembull. Nuk mund të marr ligjërata prej njerëzve që kanë hedhur tulla e ua kanë nxjerrë sytë policëve që janë detyruar të shkojnë në Turqi për trajtim”, tha Abdixhiku në debat plus.