9 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vogëlushja Ëmbla Ademi i kthehet vijimi të procesit mësimor

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se nxënësja e klasës së katërt me Sindromën Down, Ëmbla Ademi nga Gostivari, i është kthyer sërish procesit mësimor.

Ajo e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

“Por, për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”.

“Lumturia në sytë e Ëmblës është lumturia jonë e përbashkët. Fitore e shoqërisë dhe vlerave të vërteta njerëzore. Uroj që situata të tilla të mos ndodhin më. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në ndërgjegjësimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Shaqiri në rrjetin social Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT