Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Hajnat kanë vjedhur nga aty stoli ari dhe 30 copê fishekë të armës me leje.
“Mitrovicë 02.02.2022-22:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, një orë dore dhe 30 copë fishekë të armës me leje. Rasti në procedurë hetimore.”