Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit që është raportuar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, një zyrtare ka denoncuar se dy persona dyshohen se i kanë mashtruar disa qytetarë, duke iu marrë para, me premtimin se do t’i punësojnë dhe do të ju ndajnë banesa.
Viktima ka deklaruar se të dyshuarit ua kishin përmendur edhe emrin e saj personave të cilëve ua kanë dhënë premtimin për punë dhe banesa.
Në njoftimin e PK-së thuhet se të dyshuarit janë prangosur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
/GazetaSinjali/