5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Profesori nga Vushtrria për vallëzimin me Dafinën: Më thirri menaxheri i saj se nuk kisha pranu, nuk vuaj për famë unë

Profesori më i famshëm për momentin në Kosovë, Lulëzim Paci ka thënë se nuk vuan për famë.

I bullizuar për shkak vallëzimeve të tij virale në TikTok, Paci është shprehur se nuk donte të realizonte as vallëzimin me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit në shenjë sensibilizimi tanimë ka realizuar një video, ku shihet të dy duke vallëzuar.

Për shkak të insistimit të menaxherit të këngëtarës e vet kësaj të fundit, profa thotë se ka vendosur ta realizojë vallëzimin me të.

Ai ka cekur që ka edhe njerëz tjerë të fuqishëm që e kanë lutur vetëm me ia përmend emrin në këmbim të mijëra eurove.

“Nuk vuaj për famë, nuk vuaj për like sinqerisht po të them. A e dinë cfarë ofertash kam se spo du mi i bo publike emrat e disa njerëzve shumë të fuqishëm në Kosovë. Unë kom pas ofertë me ka 10-15 euro vec përmendma emrin qekaq i ki pare, i kam thënë jo”, ka thënë Paci në Kanal 10 përcjell Insajderi.

“Bile Dafinës veç mu tek menaxheri i saj edhe më thirri vet personalisht se nuk kisha pranu. Nuk vuaj unë për famë bre, qasi tipi jam”, tha ai.

Profesori Paci ishte kritikuar shumë nga ata që veprimin e tij e vlerësuan të gabuar. Kritika për të kishte dhënë edhe deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, e cila më pas i kërkoi falje.

Ndërkohë ky i fundit u shpreh se ka një arsye pse publikon videon në TikTok.

“As nuk kam qitë në TikTok për like, kam postu mburrna që jam shqiptar, i mbrojë traditat tona i kultivojë, i promovojë”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT