15.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Përpos PDK-së, në protestë sot u pa edhe një deputet i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është parë sot të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Se ka marrë pjesë në këtë protestë e ka konfirmuar vet Lekaj për Express.


“Po isha si deputet”, tha shkurt ai.

Ndërkohë, AAK-ja përmes një reagimi për media dje kanë thënë se nuk janë pjesë e organizimit të kësaj proteste.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhej në njoftimin për media të AAK-së.

Në protestë u pa edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT