Stafit të studio së bukurisë ‘Naimja’ në Mitrovicë organizatori i miss ‘Shqiptarja në botë’ Ilir Geci i’a ka besuar punën për të rregulluar vajzat në garën për me të bukurën shqiptare, shkruan Kosova Post.
Për 7 javë rresht garë spektakli për me të bukurën, Naimja menagjerja e kësaj studio të bukurisë ka kryer një punë të palodhshme duke bërë vajzat e garës tu duken përrallore për çdo spektakël dhe set fotografik, ndërsa ishte edhe pjesë përbërse e jurisë.
E pa dyshim që agjencioni i modës ‘Gecian Group’ nuk është gabuar për përzgjedhjen e këtij stafi sepse Naimja është grimerja që shumë herë ka rrembyer trofe për punën e saj të mirë në garat e Shqipërisë dhe Stambollit, ndërsa çdo herë vjenë me risi për klientët e saj ku së fundi po aplikon edhe metoden për largimin e rrudhave në mënyrë natyrale si metodë kjo e para në Kosovë.
Pra vajzat në garën e më të bukurës shqiptare pjesmarrëse nga gjitha vendet e botës ishin aq mirë të grimuara me një kombinim frizurash qe u shkonin për ‘shtati’ veshjeve të përzgjedhura nga butiku i nusërisë ‘Linda’, e këtë se pa dyshim se kush do e bënte me mirë se Naimja me duart e saj të arta.
Ndryshe në garën miss shqiptarja në botë qe zgjati për 7 javë radhazi, mbrëmë ne natëm finale u ndan shumë çmime ndërsa kurorën e më të bukurës shqiptare në botë e rrembeu Behare Maksutaj./Kosova Post.