14.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Nxirret jashtë operimit edhe një njësi tjetër e KEK-ut, bie prodhimi i rrymës

Edhe një njësi e KEK-ut ka rënë nga sistemi.

Nga Koorporata Energjetike e Kosovës kanë njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të jetë jashtë operimit shkaku i servisimit të rregullt.

Kësisoj, kjo i bie që do të ketë më pak prodhim dhe më shumë import të rrymës.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se nga sonte në ora 24:00 dt. 28.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A do të nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022ora24:00”, kanë thënë nga KEK.

Aktualisht, kjo Koorporatë operon me kapacitet afër 750 Mw/h rrymë.

“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MË/h energji elektrike. Po ashtu sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut.

Ndryshe, gati një muaj ka qenë jashtë operimit njësia B2 e Termocentralit Kosova B, shkaku i prishjes së Turbinës.

Qeveria për rregullimin e saj kishte angazhuar një ekspert të huaj i cili siç kishte raportuar lajmi.net, për punën e tij, ishte paguar afro 12 mijë euro në ditë. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT