KRU Mitrovica ka dalë me një njoftim të ri rreth furnizimit me ujë, shkruan Mitrovica SOT.
Disa orë më herët, faqja e KRU Mitrovica doli me një njoftim përmes të cilit njoftoi se Skenderaj dhe Mitrovica do të mbesin pa furnizim me ujë, kjo për shkak se KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shkak të borxhit të papaguar.
Ndërsa, KRU Mitrovica sapo ka dalë me njoftimin e ri ku njoftohen konsumatorët se furnizimi me ujë ka rifilluar.
KRU Mitrovica njofton se tani është çështje kohe derisa i tërë rrjeti i furnizimit të mbushet me ujë.
KRU Mitrovica falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe apeloi që qytetarët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit, t’i paguajnë ato në mënyrë që në të ardhmen të mos ballafaqohemi me situata të tilla.
Njoftimi i plotë nga KRU Mitrovica:
LAJMI I FUNDIT
Rifillon prodhimi/furnizmi me ujë të pijes
Pas një angazhimi maksimal të Menagjmentit të KRU “Mitrovica” dhe Ministrisë se Ekonomisë arrihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijes për popullatën e Mitrovicës dhe Skenderajt.
Tani eshte qeshtje kohe, derisa tere rrjeti i furnizimit te mbushet me uje ne menyre qe te gjitha nivelet te kene furnizim me uje te pijes.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj edhe njehere apelojm tek te gjithe konsumatoret qe kane borgje ndaj ujesjellesit, ti shlyejne sa me pare ne menyre qe ne te ardhmen te mos ballafaqohemi me situata te tilla.
Gjithe te mirat!