Një tjetër anëtar kontrovers i komisionit serb parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë që miratuan raportin e krimeve të pretenduara të luftës, Veljko Odalovic, tha se janë 3540 krime për të cilat është përgjegjëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Odalovic shtoi se dokumenti i dorëzuar përmban 7 mijë faqe për 3540 krime për të cilat janë përgjegjëse pjesëtarët e UÇK’së.
“Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare heshtin për krimet ndaj serbëve” tha Odalovic dhe shprehu skepticizmin e tij ndaj punës së prokurorisë speciale dhe gjykatave speciale të themeluara për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë.
“Askush nuk është përgjigjur për ato krime, e Prishtina refuzon çfarëdo bashkëpunimi që shkaktoi që familjet e viktimave mbeten të pakënaqura. Ata persona nuk janë humbur në mal, por janë viktime të krimeve të rënda” tha Odalovic.
Sipas Odalovic që poashtu fajësoi ndërkombëtarët, numri më i madh krimeve ka ndodhur pas 10 qershorit të 199’s, me praninë e zyrtarëve ndërkombëtar, të cilët e kishin detyrë që diçka e tillë të mos ndodhë, ka thënë Odalovic, me pretendimin se nga rreth 13 mijë të vrarëve në Kosovë “gati 2 mijë shqiptarë u vranë nga shqiptarët”.
Sipas Odalovic pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe janë vrarë rreth 400 shqiptarë, me një mizori që nuk ishte më e zbehtë se ajo ndaj shqiptarëve. Komploti i heshtjes së shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë vazhdon ende, e kontributi ynë është që të dëgjohet e vërteta, ka thënë Odalovic.
Të tjerë anëtarë të komisionit i hynë teorive të komplotit edhe më thellë në histori dhe në këto kohë, siç bëri deputeti i partisë së Vucic, Milos Terzic, që sipas tij kërcënimi më i madh i rajonit është krijimi i Shqipërisë së Madhe dhe pastrimi etnik i serbëve nga Kosova.
Rëndom politikanë serbë harrojnë historinë kur nuk ju konvenon siç bëri Terzic. Sipas fjalëve të tij në Kosovë krimet ndaj serbëve nisën që më 1878 dhe janë kryer sistematikisht, kështu që periudha 1998-200 do të ishte vetëm finalja e këtij procesi.
Nebojsa Bakarec, një tjtër deputet i partisë së Vucic, SNS, nuk mundi ta lejojë që Terzic të ja kaloj shkoi deri tek shekulli 17 e përfshiu Shqipërinë në tregti me organe të UÇK’së. Askush nuk është dënuar për këto krime të pakrahasueshme askund në botë sipas Bakarec. Goxha deklaratë kjo për një serb.
Një tjetër deputet, poashtu i SNS, Srbislav Filipovic, provoi me një argument të çuditshëm të thotë arsyetohet se Serbia nuk ka mundur të kryej gjenocid në Kosovë pasi ishte në territorin e vet.
“Duan të na vënë etiketën e kriminelit, e madje edhe mediave nuk ju intereson krimet e kryera ndaj popullit serb. Serbët janë viktimat, e jo kriminelët, e për të cilën hesht shumica e mediave serbe” u ankua Flipovic i habitur se disa media nuk i ndjekin versionin e tyre të ngjarjeve./gazetametro.net