Ish-kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas kthimit në funksion të bllokut 2.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është bërë tepër mirë që blloqet janë kthyer në funksion.
Megjithatë, Ahmeti ka një pyetje paksa ironike për Qeverinë e Kosovës.
“Çmimi i rrymës a rritet tash?”, ka shkruar ai.
Kryeministri Albin Kurti, pas kthimit në funksion të B2 ka thënë se për çdo orë do të paguajnë rreth 50 mijë euro import më pak.





