8.1 C
Mitrovice
E enjte, 19 Mars, 2026

Mërgimtarët që u nisën drejt Gjermanisë mbesin në rrugë, autobusit i shpërthehet goma

Autobusit të kompanisë turistike “Shpejtimi” i është shpërthyer goma gjatë udhëtimit drejt Stuttgartit të Gjermanisë.

Autobusi dy katësh i “Shpejtimit” ishte i mbushur me plot mërgimtarë nga Kosova që po ktheheshin në vendet ku veprojnë.

Një udhëtar ka konfirmuar se autobusit i është shpërthyer goma në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Si pasojë e kësaj, afërsisht 2 orë pasagjerët janë detyruar të presin në këtë pikë derisa është rregulluar goma.

Mërgimtari që po udhëtonte me këtë autobus bëri thirrje që kompanitë e autobusëve të kryejnë kontrollet teknike para se të marrin një rrugë të gjatë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT