Një autobus me 29 pasagjerë në Bullgari nga Kosova është aksidentuar, sipas mediave shtetërore.
Në këtë autobus gjendeshin 29 pasagjerë, në mesin e tyrë gjashtë fëmijë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30, ku autobusi goditi një kamion që po barte dru.
Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal përdoruesve të tjerë të rrugës se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni u hodh nga rruga.
Drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore për ekzaminime dhe ndihmë./gazetametro.net



