E parkoi veturën e tij para shtëpisë por kur doli gjeti të dëmtuara 3 gomat e saj.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e veriut, dhe pronari rastin e ka paraqitur në polici.
“Mitrovicë veri, 16.01.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar tri goma të veturës së tij e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij.”/Veriu.info/