-4 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Zgjedh e merr: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Drejtuesi Ermal Panduri ka lexuar një mesazh, i cili  sipas tij  vjen nga njerëz brenda takimit, e që zbardh detaje nga negociatat mes LVV dhe LDK.

“Isa Mustafa i ka thënë Albin Kurtit që do të bëhet kjo ndarje mes dy palëve. Njëra palë merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë, ndërsa pala tjetër merr presidentin, zëvendëskryeministrin kryetarin e Parlamentit dhe gjysmën tjetër të qeverisë. Cilën pjesë e dëshiron?”

Panduri ka shtuar më tej se sot me këtë veprim është vënë në lojë edhe pozita e kryeministrit.

Këtë informacion e ka plotësuar Arben Ahmeti i cili ka thënë se Albin Kurti në këmbim të postit të Presidentit ka kërkuar dy ministri dhe raporti do të ishte, VV do ta merrte Kryeministrin dhe shtatë ministri, LDK do të merrte presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tri ministri.

Ahmeti ka thënë se në pauzën 40 minutëshe e ka kërkuar Isa Mustafa për t’u konsultuar me partinë për ofertën e Kurtit, ndërsa sipas tij kur është kthyer Mustafa i ka thënë Albinit “nëse të duken shumë, na ofro kryeministrin”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT