10.6 C
Mitrovice
E martë, 17 Mars, 2026

Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë Veseli në Kosovë

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur sot në Kosovë, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it.

Veseli ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.


KADRI VESELI MBËRRIN NË KOSOVË

Gazeta Online Reporteri.net, ka pyetur Dhomat e Specializuara se sa ditë do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë dhe po ashtu detaje edhe nga EULEX-i, dhe është në pritje të përgjigjeve.

Një numër i shtuar forcash policore janë parë në oborrin e shtëpisë së Veselit në Mitrovicë.

Gazetarëve u është kërkuar të qëndrojnë shumë më larg shtëpisë së Veselit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT