26 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Falë Milot Rashicës, Werderi shënoi fitore pas 8 ndeshjeve: Kjo ishte nota e yllit kosovar

Pas 8 ndeshjeve pa fitore, skuadra e Werder Bremenit ka arritur që më në fund të shënoi një fitore në Bundesligë, transmeton Gazeta Metro.

Werder Bremen ka arritur që të shënoi fitore në udhëtim te Wolfsburgu, falë sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Volkswagen Arena’ përfundoi me rezultatin 2-3. Milot Rashica shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola.

‘SofaScore’ ka publikuar notat e lojtarëve nga kjo ndeshje dhe më së larti është vlerësuar sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Sulmuesi vushtrrias u vlerësua me notën 8.5.

Ndërkaq, Admir Mehmedi i Wolfsburgut u vlerësua me notë 7.0./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT