15.2 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

KEDS njoftoi për dy qytetet që nuk do të kenë rrymë sonte, KOSTT thotë se nuk është problemi te ta

KOSTT ka njoftuar qytetarët se sonte nuk do të ketë reduktime askund.

Ky reagim i tyre ka ardhur pasi u raportua për reduktime potenciale në Malishevë dhe Ferizaj.

KOSTT ka thënë se sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna, përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT.

Këtu keni njoftimin e plotë.

“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit”, thuhet në njoftim.

“KOSTT gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, thuhet më tutje në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT