5.9 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

Ministria e Financave tregon se kush përfiton nga subvencionimi i rrymës

Ministria e Financave së Kosovës ka dhënë një sqarim për publikun lidhur me kategoritë që do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës.

Ministria ka publikuar një listë me kategoritë të cilat do të përfitojnë nga ky subvencionim.

Kujtojmë se Kosova po përballet me një krizë të thellë energjetike ku pas shumë vitesh janë rikthyer reduktimet në vend.
Këtu keni njoftimin nga Ministria e Financave.


“𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

Familjet me asistencë sociale dhe

Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;

Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;

Familjet e Viktimave Civile;

Familjet e të Zhdukurve;
Invalidët e Luftës;

Personat e Verbër;

Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Kategoritë e lartëpërmendura 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ për të përfituar nga ky subvencionim”, thuhet në njoftimin e tyre në llogarinë e ministrisë në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT